Italy – Zvicër: Formacionet e mundshme, ky pritet të jetë vendimi për Xhakën e Shaqirin

256

Sot zhvillohen tri ndeshjet e para të xhiros së dytë në Kampionatin Evropian.

Ndeshja kryesore pritet të jetë ajo në mes Italisë dhe Zvicrës që zhvillohet në ora 21:00, por interesante pritet të jenë edhe dy ndeshjet e tjera.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri do të kërkojnë fitoren e parë në këtë Kampionat Evropian ndaj Italisë, në anën tjetër “Azzurët” duan që të vazhdojnë me rezultate pozitive.

Pritet një ndeshje shumë interesante dhe me shumë gola në “Olimpico”, atje ku dy reprezentuesi shqiptarë, Xhaka dhe Shaqiri pritet që ta nisin ndeshjen nga minuta e parë.

Këto pritet të jenë formacionet e këtij takimi.

Formacioni i mundshëm (4-3-3): Donnarumma; Florenzi, Bonucci, Chiellini, Spinazzola; Locatteli, Jorginho, Barella; Berardi, Immobile, Insigne

Formacioni i mundshëm (3-5-2): Sommer; Schar, Elvedi, Akanji; Mbabu, Zakaria, Xhaka, Freuler, Rodriguez; Shaqiri, Embolo