Italia – Zvicra, formacionet zyrtare

196

Italia do të ketë përballë Zvicrën në kuadër të Grupit A në “Euro 2020”.

Kombëtarja e Italisë dhe Kombëtarja e Zvicrës do të përballen në “Stadio Olimpico” të Romës.

Italia ka një fitore, ndërsa Zvicra një barazim, në këtë duel italianët janë të motivuar të sigurojnë kalimin tutje, ndërsa zviceranët kërkojnë pikët e para.

Në përballjet kokë më kokë, Kombëtaret janë ndeshur gjashtë herë, ku Italia ka fituar tri dhe tri takime kanë përfunduar në barazim.

Zvicra nuk ka arritur të fitojë asnjëherë ndaj Italisë.

Në konferencën për shytp para ndeshjes, selektori italian, Roberto Mancini thuri plot lëvdata për Xherdan Shaqirin ku e cilësoi si lojtar tejet të rrezikshëm.

Formacionet zyrtare të Kombëtareve.

Italia: Donnarumma, Di Lorenzo, Chiellini, Spinazzola, Locatelli, Jorginho, Insigne, Berardi, Immobile, Barella, Bonucci.

Zvicra: Sommer, Mbabu, Elvedi, Akanji, Embolo, Freuler, Seferovic, Xhaka, Rodriguez, Schar, Shaqiri.