Italia mposht Uellsin, Zvicra e fortë për Turqinë

132

Zvicra ka shënuar fitore ndaj Turqisë me rezultat 3:1, ndërsa Italia e ka mposhtur Uellsin 1:0.

Këto dy ndeshje ishin të fundit në grupin A në kuadër të Euro 2020.

Xherdan Shaqiri shënoi dy herë, ndërsa Haris Seferovic një herë. Për Turqinë golin e shënoi Irfan Can Kahveci.

Në anën tjetër Italia ka fituar më golin e shënuar nga Matteo Pessina në fundin e pjesës së parë.

Italia e mbyll grupin me 9 pikë, Uellsi e Zvicra me nga 4 pikë, ndërsa Turqia pa pikë.

Zvicra duhet të pres edhe disa ditë për ta parë se a është kualifikuar në mesin e 16-të më të mirave.