Italia dhuron spektakël që në startin e ‘Euro 2020’, e mposht me rezultat bindës Turqinë

161

Italia e ka nisur me fitore bindëse në Kampionatin Evropian, shkruan Gazetasheshi.com.

Azzurët në ndeshjen hapëse të ‘Euro 2020’ e kanë mposhtur me rezultat bindës 3:0 Turqinë, ndeshje kjo që është zhvilluar në “Olimpico” te Romës.

Të besuarit e Roberto Mancinit kanë treguar një nivel tejet të lartë nga kundërshtari turk, duke mos i lënë hapësirë aspak në fazën sulmuese.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë 0:0 edhe pse Azzurët kishin disa raste të volitshme për të shkuar në pushim me avantazh.

Franksioni i dytë ishte krejtësisht ndryshe pasi që në minutën e 53-të, Italia kaloj në avantazh me auto-golin e realizuar nga Demiral.

Epërsia e dyfishtë erdhi nga Immobile në minutën e 66-të pas një aksioni të gjatë të ndërthur nga italianët.

Ndërsa goli i gjunjëzimit të skuadrës turke erdhi nga Insigne, i cili në minutën e 79-të e trefishoi rezultatin dhe me këtë ndeshje treguan se janë njëri nga favoritët për ta fituar ‘Euro 2020’.

Kjo ndeshje është zhvilluar në kuadër të Grupit A, ku luajnë edhe Zvicra me Uellsin.

/Gazeta Sheshi/