Istogu me një këmbë në finale të “play-offit”

133

Nënkampioni i pjesës së rregullt të kampionatit në Ligën e Parë, Istogu, e ka kaluar me sukses ndeshjen e parë gjysmëfinale të Play Off-it.

Ekipi i trajnerit Fikret Shatri e mposhti AS Prishtinën e Valentin Spaqit me rezultat 95-81.

Te Istogu koshashënuesi më i mirë ishte Fisnik Juniku me 26 pikë, ndërsa kontribut të rëndësishëm dha edhe Labinot Kelmendi që shtoi 22 pikë të tjera.

Në anën tjetër, te AS Prishtina u dalluan Endrit Berisha me 19 pikë, Don Polloshka me 16 pikë, Alban Latifaj me 14 pikë, si dhe Rron Kurti me double-double prej 11 pikëve dhe 14 kërcimeve.

Istogu tani avancion me rezultat 1-0 në serinë gjysmëfinale të Play Off-it, ndërsa i duhet edhe një fitore për të shkuar në finale.