Istogu godet përsëri, transferon ish sulmuesin e Feronikelit dhe Drenicës

2069

Klubi Futbollistik “Istogu” siç duket do jetë arrë e fortë në Ligën e Parë të futbollit kosovar.

Pas prezantimit të sulmuesit anësor, Besmir Fetahu, tashmë skuadra ka arritur marrëveshje bashkëpunimi edhe me futbollistin e njohur, shkruan Gazetasheshi.com

Bëhet fjalë për qendërsulmuesin Granit Arifaj i cili së fundmi ka qenë pjesë e Onix Banja.

Kujtojmë që Arifaj ka bërë karriere edhe te skuadra e Drenicës, Feronikelit dhe Dukagjinit.

/Gazeta Sheshi/