Ismet Ramushi: Drita po e promovon shumë futbollin kosovar, ardhja e Feyenoordit në vendin tonë do të thotë shumë

437

Drita nesër takohet me Feyenoordi në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Drita dhe Feyenoordi takohen nga ora 21:00 në kuadër të fazës së dytë të kualifikimeve për UEFA Conference League.

Ish lojtari i Dritës, Ismet Ramushi ka folur në lidhje me këtë duel, ku ka theksuar se Drita është një skuadër e cila vazhdimisht po e promovon futbollin tonë, edhe pse ndaj Feyenoordit beson që gjasat e skuadrës tonë janë të vogla.

Ka kohë që Drita po e promovon futbollin kosovar, duke luajtur ndeshje të mira dhe duke u përballur me kundërshtarë të mëdhenj, si  psh Malmo , Legia  Warsaw dhe tash Feyenoordin. Natyrisht, kur dihet qe kemi skuadra të tilla kundërshtare dihet që gjasat janë të vogla, megjithatë futbolli ka ditur që të jetë gjithmonë i paparashikueshëm“, tha fillimisht Ramushi për GazetaBlic Sport

Më pas ai tha se beson që Drita do të ofrojë paraqitje të mirë dhe se ardhja e një kundërshtari si Feyenoord është një arritje e madhe për futbollin tonë.

Unë besoj që Drita do të paraqitet denjësisht në këtë takim dhe do ofrojë paraqitje të mirë. Ardhja e një skuadre si Feyenoord do të thotë shumë për futbollin tonë“, përfundoi Ramushi.