Ismet Munishi ironizon me gjyqtarin Maloku

75

Ballkani e ka pësuar humbjen e tretë sezonale, derisa këtë vikend ka pësuar në udhëtim te Prishtina me rezultat 2-1, raporton Gazetasheshi.com.

Ismet Munishi pas humbjes ndaj Prishtinës ka shpërthyer në lidhje me ndarjen e drejtësisë, teksa nuk është ndarë fare i kënaqur, madje ka shkuar aq lartë sa filluar edhe të ironizoj me gjyqtarin e atij takimi.

Munishi në llogarinë e tij ka ironizuar me gjyqtarin Tefik Maloku, teksa ka shkruar:

“Legjenda e referimit .
Ma i miri i pa diskutueshmi , ma i drejti , referi numer një ne Evropen juglindore dhe me gjere .
Zonja dhe zoterinjë Ky eshte Tefik ( Fiku ) Maloku”, ka shkruar Ismet Munishi.

/GazetaSheshi/