Islami rikthen versionin e tij më të mirë, 90 minutëshi i parë pas lëndimit

201

Përparim Islami është rikthyer të jetë një titullar i padiskutushëm në formacionin e Feronikelit.

Në fakt mbrojtësi i krahut të djathtë mbylli për herë të parë një 90 minutësh që pas rikthimit nga lëndimi, shkruan Gazetasheshi.com.

Islami shkëlqeu në fitoren e “Niklit” në shtëpi ndaj skuadrës së Trepçës ’89, derisa ishte i pandalshëm në krahun e djathtë, duke dalë disa herë në portën e kundërshtarit dhe duke asistuar në zonë për sulmuesin Marko Simonovski.

Ish-mbrojtësi i krahut më i mirë në vend për vitin 2019, rifitoi besimin e munguar nga ish-trajneri Klodian Duro, teksa shfaqi vlerat e tij për të treguar se vazhdon të mbetet një aset i çmuar sa i përket pozitës dhe rolin të cilin e luan.

Rikthimi i formës së mirë i Islamit është një lajm jashtëzakonisht i mirë për Feronikelin në fundin e kampionatit, pasi që skuadra nga Drenasi po lufton e ‘mish’ e me ‘shpirt’ për t’i ikur zonës së rrezikshme.

Projektimi i Islamit në formacionin titullar te Feronikeli tashmë duket një çështje e mbyllur.

/Gazeta Sheshi/