ISIS, pranga të dyshuarit në Gjermani; atentat sfidën e hapjes së Bundesligës

138

Një person i dyshuar si terrorist e që mund të jetë një “përfaqësues i lartë i ISIS” është ndaluar nga policia në perëndim të Gjermanisë.

Lajmin e bën të ditur agjencia lokale e shtypit “DPA”, që citon një zëdhënës të Ministrisë së Brendshme rajonale në Mainz, në landin Rhineland-Palatinate.

I arrestuari është një refugjat sirian 25-vjeçar. Ai ka lindur në Damask dhe kishte mbërritur në Gjermani në fillim të këtij viti.

Sipas burimit, personi dyshohet për organizimin e një atentati kundër nisjes së kampionatit gjerman të futbollit.

Një nga sinjalizimet për praninë e tij kishte ardhur nga burgu në lokalitetin Genselkrichen, vijon më tej agjencia e informacionit.