ISIS planifikon sulme në shkollat dhe kopshtet hebraike në Turqi

105

Xhihadistët e të ashtuquajturit Shtet Islamik po bëjnë plane për sulme në institucionet e shkollimit të fëmijëve hebre në Turqi, raporton Sky News duke cituar një burim të shërbimit të inteligjencës.

Javën e kaluar, gjatë arrestimit të gjashtë anëtarëve të ISIS-it, agjentët e fshehtë në Gaziantep, Turqi jugore, kanë zbuluar një komplot të ri terrorist.

Operativët zbuluan se grupi terrorist ka plan të organizojë një seri sulmesh me shënjestër fëmijët hebrenj në Turqi.

Burimi i pa zbuluar nga Sky News, pohon se kopshtet, shkollat, qendrat rinore, dhe institucionet fetare hebraike, në Turqi, janë në rrezik.

“Ky është më shumë se një kërcënimin i besueshëm. Është një komplot aktiv “, ka bërë të ditur burimi duke theksuar se koha e sulmit është ende e panjohur por mund të jetë në 24 orët e ardhshme ose ditët e ardhshme./KosovaPress/