ISIS: Britania do sulmohet më fuqishëm se Belgjika

125

Nëpërmjet një mesazhi publik, ISIS ka kërcënuar Mbretërinë e Bashkuar se do ta sulmojë edhe më fuqishëm se që ka bërë sot me kryeqendrën evropiane Brukselin.

“Goditja do të jetë më e ashpër dhe më e hidhur”, thuhet në letrën kërcënuese të ISIS drejtuar Britanisë.

34 persona të vrarë dhe qindra të plagosur është bilanci i sulmeve terroriste të së martës në Bruksel, ndërsa gjendja e sigurisë vazhdon të jetë e nderë.