Ishi i Dritës largohet nga Laçi, ja arsyeja

1848

Nwabueze nuk është më pjesë e Laçit. Lajmi është konfirmuar nga trajneri Shpëtim Duro, pas sfidës ndaj Kukësit.

Golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar, ka mbyllur aventurën me skuadrën kurbinase, teksa është larguar drejt Amerikës.

Ndërsa arsyejen e largimit e ka treguar gazetari Ylli Aga, në një intervistë për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, duke thënë se ishi i Dritës është larguar për arsyeje shëndetësore.

“Nwabueze ka patur një bllokim të enëve të gjakut. Shqetësuese dhe me fat që është kapur në kohë. Ka pasur dhimbje koke, ka shkuar në spital.

Është bërë një ndërhyrje shumë e vështirë, ka kushtuar shumë, pagesa më e rëndësishme që është bërë ndonjëherë nga klubi i Laçit për këtë lojtar. Fati i mirë është që ai është jashtë rrezikut për jetën dhe fat i keq është që humbasim një lojtar që ka lënë gjurmë në futbollin tonë”, zbuloi Ylli Aga.