Ishi i Arbërisë i papërmbajtshëm, realizon sërish gol në kampionatin sllovak

608
Lutfi Bilalli gjatë prezantimit te klubi sllovak Partizan Bardejov

Lutfi Bilali është duke shkëlqyer në Kategorinë e Dytë të Sllovakisë, shkruan Gazetasheshi.com

Ish-futbollisti i Arbërisë është duke treguar dita ditës se është njëri nga futbollistët kryesor në skuadrën e Bardejov, teksa edhe në ndeshjen e sotme ka qenë njëri nga me meritorët për ekipin e tij duke shënuar gol në barazimin prej 2 me 2 ndaj Puchovit

28 vjeçari golin e ka arritur në minutën e 57-të, por që ishte i pamjaftushëm për të marrë tre pikë si vendas.

Barazimi me Puchovin skuadrën e futbollistit shqiptar e rendit në pozitën e 11-të me 19-të pikë të grumbulluara.

Ndërsa për Bilalin ky gol ka qenë i treti me radhë në tri ndeshje të zhvilluara me Bardejovin.

/GazetaSheshi/