Ish-zëdhënësja e Prokurorisë së Hagës ndalohet para vendimit për Karaxhiq

125

Ish-zëdhënësja e Prokurorisë së Tribunalit të Kombeve të Bashkuara për krime në ish-Jugosllavi është ndaluar sot para shpalljes së vendimit për ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiqin.

Florence Hartmann, ka shërbyer për ish-prokuroren zviceriane, Carla Del Ponte, dhe është dënuar për shpërfillje të gjykatës, për botimin e një libri të detajuar me materiale konfidenciale, lidhur me punët e brendshme të Tribunalit.

Autoritetet në Francë, aty ku jeton ajo, kanë refuzuar që ta zbatojnë dënimin. Nuk ka pasur komente të menjëhershme nga autoritetet e Tribunalit, transmeton Blic.