Ish-portieri i Kosovës i futet garës me AAK-në për Komunën e Prishtinës

240

Ish-portieri i kombëtares së Kosovës, Kushtrim Mushica, është kandidat për asamble në komunën e Prishtinës.

Mushica do të kandidoj në radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, me anë të një postimi në llogarinë e tij zyrtare në facebook.

“Në listën e AAK-së për Prishtinë do të jetë edhe ikona e futbollit Kushtrim Mushica. Sot edhe zyrtarisht po i hyn garës për Prishtinën njëri ndër sportistët më të dalluar të kryeqytetit tonë. Kushtrim Mushica për vite të tëra mbajti lart flamurin e sportit kosovar”, ka shkruar Haradinaj.