Ish-Miss i Bosnjes arrestohet per perfshirje ne grup kriminal

135

Ish-Miss Bosnja, Slobodanka Toshic, eshte arrestuar dhe tani ndodhet ne burg, e akuzuar per pjesemarrje ne nje grup kriminal. Në listën e të akuzuarve, përveç 29 vjeçares, janë edhe 32 persona të tjerë. Shumë të tjerë janë ende në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet boshnjake.

Toshiçi njihet si ish-e dashura e Darko Elez­it, i cili gjithashtu është i akuzuar për vrasje dhe vepra të tjera penale në Bosnjë dhe Serbi. Bukuroshja akuzohet për përfshirjen në vrasjen e Djordje Zdrale, rivali i të dashurit të saj.

Gjykimi ndaj saj nisi në prill të vitit 2016, ndërsa u ekstradua nga Kroacia së fundi. Arratia ndodhi kur nisi procesi ndaj saj, në një operacion të koduar “Kukulla”.

 

 

 

 

 

– See more at: http://www.kosovapress.com/sq/showbiz/arrestohet-miss-bosnja-joshte-boset-e-mafies-per-ti-vrare-me-pas-66135/#sthash.axhoFXI9.dpuf