Ish-mesfushori i Dritës prezantohet të skuadra e re

2630

Mesfushori Ylber Ramadani ka zyrtarizuar kalimin te klubi i elitës së futbollit hungarez MTK Budapest. Ai largohet nga Velje pas një eksperience 4-vjeçare në Danimarkë.

MTK Budapest sezonin e fundit e mbylli në vendin e shtatë, ndërsa Ylber Ramadanin do të tentojë të rritë cilësinë, duke tentuar ta kualifikojë në garat evropiane sezonin e ardhshëm.

Ylber Ramadani i cili numëron 10 paraqitje dhe një gol me kombëtaren shqiptare u largua nga Velje pas katër sezonesh në Danimarkë ku regjistroi në total 117 ndeshje të luajtura dhe 5 gola.

Ai do të provojë një aventurë të re në futbollin hungarez aty ku do të kërkojë të lerë shenjë me fanellën e MTK Budapest.

I lindur në Gjermani, Ylber Ramadani u bë një futbollist profesionist në Kosovë, duke luajtur me klube si Prishtina, Drita dhe Ferizaj.

Në Shqipëri ai ka luajtur te Partizani. Ramadani u bashkohet shqiptarëve të tjerë që luajnë në Hungari si Myrto Uzuni, Jasir Asani, Liridon Latifit dhe Hysen Memollës.