Ish-futbollisti i Milanit bëhet trajner, prezantohet të enjten (FOTO)

144

Ish-mbrojtësi i Milanit, Mario Yepes do të jetë trajneri i ardhshëm i Deportivo Calit. Kolumbiani pritet të prezantohet me ekipin ditën e enjte.

Portali ‘elespectador” shkruan se ish-kampioni i kombëtares kolumbiane pritet të firmosë së shpejti dhe ka bërë gati stafin e tij.

Ai ka luajtur për kuqezinjtë e Milanit në vitet 2010-2013. Në karrierën e tij Mario Yepes numëron skuadra si Cali, River Plate, Nantes, PSG, Kievo, Atalanta dhe San Lorenco.