Ish futbollisti i Hajvalisë në garë për më së shumti asistime në Turqi, më shumë se ai asistime ka një shqiptar

570

Ish futbollisti i Hajvalisë, Serginho dhe ai i disa klubeve në Shqipëri, Eduart Rroca janë pjesë e podiumit për numrin e asisteve në Turqi.

Mesfushori shqiptar i Istanbulspor ka shërbyer 12 herë për shokët e skuadrës, të cilët më pas e kanë dërguar topin në rrjetë.

Mesfushori që luante me Luftëtarin dhe Kukësin, numëron edhe 9 gola këtë sezon, duke qenë i përfshirë në një numër të lartë golash ne ligën e parë turke.

Transfermarkt ka publikuar një renditje me lojtarë të Superligës dhe Lig 1 dhe më mirë se Rroca ka bërë vetëm Rachid Ghezzal, lojtar i Besiktas në elitën e futbollit turk.

Në pesë lojtarët me më shumë asiste është edhe një tjetër njohje e Superligës së Kosovës dhe Superiores Shqiptare, braziliani Serginho.

26-vjeçari, i cili ka qenë pjesë Hajvalisë në Kosovë, pastaj e Skënderbeut dhe Laçit në Shqipëri, ka dhënë 9 asiste në 24 ndeshje.

Atiba Hutchinson, pjesë e Besiktas në Superligë – 9 asiste në 30 ndeshje

Serginho, pjesë e Giresunspor ë Lig 1 – 9 asiste në 24 ndeshje

Max Gradel, pjesë e Sivasspor në Superligë – 11 asiste në 31 ndeshje

Eduart Rroca, pjesë e Istanbulspor në Lig 1 – 12 asiste në 24 ndeshje

Rachid Ghezzal, pjesë e Besiktas në Superligë – 14 asiste në 14 ndeshje