Ish-futbollisti i disa skuadrave të Superligës pensionohet nga futbolli

1367

Futbollisti i Shkëndijes nga Hajvalia, Gëzim Gashi, ka marrë një vendim jo edhe aq të lehtë për një lojtar.

Gashi, i cili ka një karrierë të bujshme me skuadrat e ndryshme te Kosovës, është pensionuar edhe përfundimisht nga futbolli kosovar, teksa ka ‘varë këpucët’ e tij në gozhdë edhe përfundimisht.

Këtë ai e ka bërë të ditur në një intervistë për faqen “Hajvalia”, i cili deklaroj se këtë e ka vendosur më herët por që nuk ia treguar askujt.

“E kam ditur qysh në fillim që ky do të ishte viti im i fundit në futboll por nuk ia kam thënë askujt. E kam parë si një mision dhe mundësi të fundit që të bëjë diçka më shumë për futbollin e Hajvalisë. Fatmirësisht, me angazhimin e bashkëlojtarëve, drejtimin e trajnerëve dhe fatin që na përcolli, arritëm që të shpalleshim kampion dhe të inkuadrohemi në Ligën e Dytë.” thotë Gëzimi.

“Tash, ka shumë mënyra më të mira për ta përfunduar karrierën, por, edhe në këtë mënyrë, sadopak me një sukses domethënës për një klub të ri të vendlindjes time, jam i kënaqur.”, shto kapiteni.

Gashi me parë ka luajtur edhe për Hysin, Besianën, Hajvalinë, Flamurtarin, Dritën dhe Shkëndijën ku është shpallur edhe kampion në Ligën Rajonale te Prishtinës. Gjithashtu ai ka bërë karrierë edhe në Finlandë, të skuadra AC Oulo, në Ligën e Dytë.

/Gazeta Sheshi/