Ish-futbollisti anglez, i armatosur vidhte bastoret për të paguar borxhet – dënohet me 15 vjet burg (Foto)

249

Ish-futbollisti anglez, Nathan Ashton, është dënuar me 15 vjet burg për veprat penale – grabitje të armatosur.

29-vjeçari, i cili ka luajtur për klubet e tilla, si Fulham, Crystal Palace e Charlton, kishte vjedhur tetë bastore në Londër.

sh1

Ai ka vepruar së bashku me ish-lojtarin e Ligës skoceze, Ohmar Pike, me të cilin ka vjedhur rreth 15.000 funte.

Ashton kishte hyrë në borxhe të mëdha si pasojë e vartësisë nga bixhozi, shprehi që e kishte marrë gjatë kohës kur po luante në Ligën Premier. Borxhet e tij kishin arritur mbi 100 mijë funte.

sshsh

Për t’i paguar borxhet, ai kishte filluar t’i vidhte bastoret, pasi një shok i kishte thënë se ishte mënyra më e lehtë për të grumbulluar paratë e nevojshme.

Në gjykatë janë paraqitur dëshmi të ndryshme, në njërën prej të cilave thuhej se ai ia ka vënë armën në kokë punëtorit të lokalit që e ka vjedhur duke i thënë: “Do ta shpërthej kokën nëse nuk e hap arkën”.