Ish-e dashura e Vardy-t: Takohet me vajzën vetëm një herë në muaj

180

Ditët më të bukura të karrierës së një futbollisti janë ushqimi më i mirë për tabloidet në Angli. Këtij ligji nuk i shpëton as historia e Jamie Vardy-t, frymëzuesit të sulmit të Leicester City-t.

Asi 29-vjeçar ka një vajzë 5-vjeçare që quhet Ela dhe emrin e saj e gjen të shkruar edhe në këpucët e tij.

Por ish-e dashura e futbollistit, Ema Daget, me të cilën u njoh kur ishte 22 vjeç dhe ai punonte ende si punëtor i thjeshtë në një fabrikë fibrash optike për 12 orë në ditë dhe futbollin e luante thjesht për pasion, në një rrëfim për “The Sun” tregon se sulmuesit të Anglisë as që i bie më në mend për të bijën:

“Jeta jonë është shumë e vështirë. Ai nuk është kurrë pranë nesh dhe nuk e sheh vajzën më shpesh se një herë në muaj”.

Autori i 19 golave në Premier Ligë këtë sezon, sot jeton me të fejuarën e tij, Rebeka Nikolson, me të cilën ka një vajzë 16-muajshe, Sofian, dhe vajzat e Rebekës nga raporti i mëparshëm, Megan, 10 vjeçe, dhe Taylor, 6 vjeçe