Ish-basketbollisti rrëfen momentin e shpërthimeve në aeroportin e Brukselit

108

Ish basketbollisti i cili u fotografua i shtrirë në tokë i mbuluar me gjak në aeroportin e Brukselit tha se gjatë gjithë përvojës së tmerrshme po mendonte për familjen e tij dhe nuk donte që vajzat e tij të rriteshin pa një baba.

Braziliani Sebastien Bellin e krahasoi momentin kur shpërthimi hodhi trupin e tij në erë si një “jastëk me pupla”.

Duke folur për Le Capitale.be nga shtrati i spitalit Erasme të Brukselit, Bellin i përlotur tha: “Po i thoja vetes : Do ja dal, do ja dal”.

Sportisti u shpreh se fillimisht ai u qëllua në bel para se një tjetër shpërthim ta hidhte në ajër.

“115 kilet e mia u hodhën në erë si një jastëk me pupla”- shtoi ai.

Ndërkohë për ABC News ai u shpreh: “Nuk doja që vajzat e mia të rriteshin pa një baba. Unë nisa të luaj tenis me më të madhen, 7 vjeçaren time për t’i treguar asaj që është një lojtare e mrekullueshme. Po mendoja “duhet t’ja dal prej këtu sepse ajo ka nevojë për trajnerin e saj”.

Fotoja e Sebastian Bellin në terminalin ku ai pothuajse humbi këmbën e tij është kthyer në një nga fotot më ikonike të sulmeve në Bruksel mëngjesin e së martës.