Ish-basketbollisti i Pejës dhe Bashkimit shpallet trajneri i vitit në Belgjikë

421

Ish-basketbollisti i Pejës dhe Bashkimit, Vedran Bosnic, është shpallur trajneri i vitit në Belgjikë.

Këtë e ka bërë të ditur edhe faqja zyrtare e ligës belge, por edhe vetë Bosnic në rrjetin e tij social.

Bosnic aktualisht është trajner i skuadrës Belfius Mons, me të cilën ka kaluar një stinor të shkëlqyer.

Ai me skuadrën e tij mbanë kryesimin në tabelë te kampionati belg me bilanc prej 19 fitoreve dhe 6 humbjeve, ndërsa në FIBA EuropeCup kishte arritur të kualifikohet deri në çerekfinale të Play Off-it.

Bosnic është gjithashtu edhe përzgjedhës i përfaqësueses së Bosnjës dhe Hercegovinës.