Isa Mustafa dhe Majlinda Kelmendi fillojnë mision për promovimin e shtetit

122

Kampionia evropiane e xhudos Majlinda Kelmendi dhe fituesja e medaljes së bronztë në këtë kampionat Nora Gjakova, tashmë kanë arritur në Kosovë.

Ato fituan në kampionatin që u mbajt në Rusi, ku përveç që fituan bënë që atje të ngritët flamuri i Kosovës, në mes të vendit që asnjëherë nuk e ka njohur Kosovën në asnjë rast.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa që organizoi pritje dhe i nderoi tha se vlerat e tyre shpejtë do të shpërndahen në gjithë botën, madje lirshëm pa viza, raporton lajmi.net

“Fitorja e tyre flet për vlera të venat të të rinjve dhe sportistëve tanë, dhe flet që Evropa të pranoj të tillët në gjirin e saj dhe të lëvizim lirshëm pa viza, të kapërcejmë kufijtë me vlera”, tha Mustafa.

Vet kampionia, Kelmendi tha se sporti është ambasadori më i mirë i Kosovës.

“Të gjithë tashmë din për garat tona saktësisht, se kur mbahen dhe ku. Ndjehem mirë që po ju bëjë që të paktën për disa ditë po ju bëjë që të harroni krejt ato që po na ndodhin në Kosovë. Shpresoj që RIO të jetë garë me fat në përgjithësi për sportin e Kosovës. Neve na u është dhënë mundësia të depërtojmë dhe dëshmojmë se mundemi, faleminderit të gjithëve”, tha Majlinda Kelmendi.

Ndërsa Nora Gjakova tha se kemi arritur njërin nga qëllimet për këtë vit.

“Kam pasur paraqitjen më të mirë në jetën time, shpresojë do kthehemi me medalje edhe nga RIO. Trajnerit i falënderohemi për gjithçka”, tha Gjakova, raporton lajmi.net

Ndërsa trajneri i tyre, Driton Kuka ka thënë se komuniteti sportiv po e kryen punën e vet në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Na kanë pranuar në momentin e fundit,. Majlinda e konfirmoi se është xhudistja më e mirë në kontinent. Të dyja na dërgojnë në Rio. Premtojmë punë edhe në të ardhmen, të gjithë duhet të japin kontributin e tyre në fushën ku dinë më mirë”, tha Kuka.

Përfaqësuesi i federatës së Xhudos së Kosovës ka thënë se është hera e parë që kreu i shtetit i pret në një mënyrë të tillë.