IS vret në Libi dy italianë të kapur peng në vitin 2015

80

Dy shtetas italianë të rrëmbyer që prej korrikut të 2015 në Libi janë vrarë. Dy personat, punonjës të një firme ndërtimi, kanë mbetur të vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri mes xhihadistëve dhe forcave libiane të sigurisë në momentin kur pengjet po transferoheshin në një tjetër zonë të Libisë.

Lajmi u konfirmua nga Ministria e Jashtme Italiane, e cila tha se vrasja e Fausto Piano e Salvatore Failla ka ndodhur në periferi të Sabratas kur gjatë një transferimi të pengjeve, forcat libiane të sigurisë kanë sulmuar konvoin e makinave duke vrarë të gjithë pasagjerët, përfshirë edhe shtatë militantët e dyshuar.

Tashmë janë njoftuar edhe familjarët e viktimave, por autoritet thonë se po kryhen ende verifikime pasi trupat po mbahen ende nga militantët. Sipas disa dëshmitarëve që citohen nga mediat vendase, dy shtetasit italianë ka shumë gjasa të jenë përdorur si mburoja njerëzore nga xhihadistët gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat libiane të sigurisë, ku si pasojë të paktën 7 ekstremistë humbën jetën, pjesa me e madhe me kombësi tuniziane.

Me viktimave është edhe një grua, teksa një fëmijë ka mbetur i plagosur. Sipas informacioneve të shërbimeve sekrete të publikuar para disa ditësh, katër italianët ndodheshin në duart e grupeve të milicive, por jo të shtetit islamik. Gino Tullicardo, Fausto Piano, Filippo Calcagno e Salvatore Failla i kapën peng më 20 korrik të 2015 në një zonë rreth 60 kilometër nga Tripoli.