Iralanda befason Zvicrën, Bulgaria shokon Portugalinë

148

Irlanda ka përgatitur një befasi tejet të pakëndshme për helvetët duke i mposhtur me rezultat minimal në miqësoren e zhvilluar në Belfast, 1-0. Madje, goli i vetëm në ndeshje u realizua në fillim e saj përmes futbollistit Ciaran Clark në minutën e dytë, pasi që deri në fundin e ndeshjes nuk pati më ndryshime në rezultat, transmeton Gazeta Sheshi.

Ndërkohë, në duelin tjetër Bulgaria ka shokuar kombëtaren portugeze duke e mposhtur në vendin e saj po ashtu me rezultat minimal 0-1. Edhe në këtë përballje goli i vetëm në ndeshje u realizua në fillimin e ndeshjes përmes futbollistit Marcelinho. Ylli më i mirë i kombëtares së Portugalisë, Cristiano Ronaldo nuk ishte as hija e futbollistit më të mirë, pasi lëshoi disa mundësi shumë të mira shënimi.

/Gazeta Sheshi/