iPhone i ri më i hollë se 6S

189

iPhone i ri SE me ekran 4-inç është telefoni më i ri që pritet të prezantohet këtë muaj.

Ja disa nga karakteristikat e iPhone 7:

Sipas Mac Otakara, iPhone 7 do të jetë shumë më i hollë sesa telefoni i tanishëm iPhone 6S. Pajisja e Apple-it do të ketë një kamerë të rrafshët dhe port të hollë. Ashtu siç është raportuar edhe më parë, kompania amerikane ka hequr portin 3.5mm të kufjeve.

iPhone 6S është i hollë vetëm 7.1 milimetra ndërsa iPhone 7 do të jetë më i hollë për 1mm.

iPhonët e rinj pritet të lansohen me sistemin e ri operativ iOS 10 dhe me procesorin e ri Apple A10.