Inxhinierët e Apple: Më parë dorëhiqemi se të ndihmojmë FBI-në

124

Inxhinierët e Apple kanë deklaruar se më parë do të jepnin dorëheqjen sesa do të ndihmonin qeverinë amerikane të kishte qasje ne pajisjet e kësaj kompanie, iPhone dhe iPad.

Këto deklarata janë vazhdimësi e një lufte që ka nisur mes FBI-së dhe gjigantit teknologjik, Apple. Në të vërtetë, nje masaker ne San Bernardino në Kaliforni është kthyer në mollë sherri.

Brenda kompanisë Apple inxhinierët kanë diskutuar se kush mund dhe kush jo të ndërtojë “GovtOS”, softuerin që FBI i kërkon kompanisë që ta krijojë, duke marrë në konsideratë edhe inxhinierët që tashmë nuk janë pjesë e Apple.

Byroja Federale e Hetimit kërkon kodin e telefonit iPhone të vrasësit, por kolosi i teknologjisë refuzon me argumentin se një lëshim i tillë përbën një precedent të rrezikshëm.

Që prej shtatorit 2014 të gjitha të dhënat në pajisjet e Apple kodohen automatikisht dhe vetëm ai që ka kodin 4-shifror të telefonit do të mund t’i shohë, pra pronari i tij.

Nëse kodi futet dhjetë herë gabim, të dhënat fshihen automatikisht. Askush, as Apple, nuk është i aftë t’i shohë këto të dhëna, por FBI i kërkoi kompanisë që ta ndihmojë të shmang sigurinë duke modifikaur telefonin e Farook.