Interit zgjohet nga gjumi: Ky është transferimi i parë (FOTO)

239

Interi është pajtuar që të paguajë 25 milionë euro për mesfushorin e Lazios, Antonio Candreva.

Nerazzurrët kanë qenë të lidhur me lojtarin e Lazios, por presidenti Claudio Lotito nuk ka pranuar çmim tjetër.

Sipas La Gazzetta dello Sport, klubi ka bindur trajnerin Roberto Mancini që të qëndrojë, pasi do të paguajë 25 milionë euro për Candrevan.

Marrëveshja është arritur mes dy palëve këtë mëngjes.

Candreva do të nënshkruajë marrëveshje për katër vite me një pagë prej 2.7 milionë euro.

Interi pajtohet të paguajë 25 milionë euro për Candrevan