Interi vendos për lojtarët e vet që e shkelen orën policore

126

Interi nuk do t’i ndëshkojë yjet e veta si, Romelu Lukaku, Achraf Hakimi, Ivan Perisic dhe Ashley Young, pasi ata u kapën jashtë hotelit të tyre nga policia pasi kishte hyrë ora policore të mërkurën pasmesnatës.

Lojtarët zikaltër u ndaluan dhe u sanksionuan nga policia në orën 3 të mëngjesit për, siç ishte raportuar fillimisht, bredhje jashtë deri në orët e mëngjesit pas festimit të ditëlindjes së Lukakut.

Mediat italiane raportojnë se ata nuk do të ndëshkohen nga klubi.

Transmetuesi SportMediaset raporton se Interi s’e ka ndërmend t’i gjobisë lojtarët e vet, sepse nuk kishte aheng për ditëlindjen e belgut, por vetëm një darkë pas ndeshjes së djeshme që kishte zgjatur përtej kohës së lejuar.

Lukaku, Hakimi, Perisic dhe Young u ndaluan nga policia dhe u dënuan pasi e kishin shkelur orën policore, kur kishin dalë nga hoteli për të shkuar në shtëpitë e veta përkatëse.

Ata nuk do të ishin dënuar nga policia sikur të kishin qëndruar në hotel.