Interi s’heq dorë, gjatë verës do të tentojë transferimin e mbrojtësit të Chelseas

97

Interi raportohet se është ende i interesuar në shërbimet e Emerson Palmierit.

Mbrojtësi i krahut ishte afër largimit në vitin e kaluar, teksa ka kontratë të vlefshme me Chelsean deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm.

“Calciomercato” shkruan se “Blutë” e Londrës do të lejojnë largimin e 26-vjeçarit, nëse ka një ofertë të kënaqshme.

Sipas së përditshmes italiane, klubi i Interit është i gatshëm të bëjë ofertë në afatin kalimtar të verës.

Emerson Palmieri vlerësohet me 15 milionë euro në tregun e transferimeve.