Interi nënshkruan me Capellon?

196

La Gazzetta dello Sport pohon se Interi kërkon që Fabio Capello të jetë trajner për sezonin e ri.

Spekulimet vazhdojnë të qarkullojnë se Mancini është i pakënaqur nga qasja e grupit kines Suning, të cilët duan që të fokusohen në të rinjt dhe jo në lojtarët me përvojë.

Një takim vendimtar pritet të mbahet në ditët e ardhshme gjatë turneut të Interit në SHBA.

Në ndërkohë La Gazzetta dello Sport pohon se Interi ka kontaktuar Capellon duke ja ofruar postin e menaxherit të ekipit dhe trajnerit.

Leonardo po ashtu është një opsion që po merret parasysh për pankinën e Interit.