Interi fiton derbin, “punon” për Juventusin (Video)

191

Interi e ka mposhtur Napolin me rezultat 2:0, në kuadër të xhiros së 33-të në Serie A.

Mauro Icardi në minutën e katërt dhe Marcelo Brozovic 40 minuta më pas, ishin realizatorët e ‘Neroazzurëve’ në këtë përballje.

Pas kësaj fitoreje, Interi ka grumbulluar 61 pikë në vendin e katërt në tabelë, tri më pak se Roma që luan nesër si mysafire ndaj Atalantës.

Ndërsa, Napoli po i largohet titullit, duke i lënë mundësinë Juventusit që ta fitojë për herë të pestë radhazi.