Interi e do mesfushorin portugez

142

Mesfushori portugez, Luis Nani mund të largohet nga gjiganti turk Fenerbahce vetëm pas një viti.

Reprezentuesi portugez ka pasur paraqitje të mira në kampionatin turk dhe ka zgjuar interesimin e disa skuadrave të njohura evropiane.

Kështu emri më i madh që e kërkon portugezin është Inter, pasi e sheh si zëvendësim adekuat të Adem Ljajicit.

Ljajic nuk do të qëndrojë në Inter, ndërsa Nani mund të jetë një zëvendësim i mirë i tij sipas ‘Tutto Sport’.

Por 29-vjeçari ka kontratë me Fenerbahcen dhe nëse Interi dëshiron transferimin e tij duhet të paguaj 10 milionë euro.