Inter fiton për Mourinhon

143

Interi buzëqesh sërish derisa këtë vikend ka triumfuar në San Siro përballë skuadrës së Sampdorias, 3-1.

Në këtë mënyrë neroazurët i bënë një dhuratë fantastike ish-trajneri të tyre Jose Mourinho, i cili ishte ftuar nga presidenti i nderit, Massimo Moratti.

Zikaltërit ishin më të mirë gjatë gjithë ndeshjes dhe dukshëm më konkretë se mysafirët.

Golat për vendasit u shënuan nga D’Ambrosio, Miranda dhe Icardi. Për Sampdorian golin e vetëm e shënoi Quagiarella.

Pas kësaj fitore Interi ngjitet në pozitën e katërt me 48 pikë, ndërsa Sampdoria në vendin e 17-të me 25 pikë.

Ndeshja e ardhshme e klubit nga Milano është ndaj Juventusit dhe pritet të jetë një ndeshje e zjarrtë.