Inter e Seedorf, zgjerohet skandali i Panama Papers

193

Messi di si të driblojë por nuk di se cfarë firmos. Prej ca kohësh organet fiskale po e markojnë si Sergio Ramos në El Clasico, edhe pse argjentinasi driblimin më të vështirë e tentoi kur u shpreh në lidhje me skandalin e Panama Papers, që ka zbuluar emrat e atyre që përfitojnë nga parajsat fiskale për të fshehur të ardhurat, duke deklaruar “Unë nuk shikoj se cfarë firmos, firmos atë që më thotë im atë”. Më pas familja Messi reagoi me një komunikatë ku i etiketon si të gënjeshtërta akuzat, por nuk është vetëm Lionel Messi mes njerëzve të sportit që kanë të bëjnë me skandalin e Panama Papers.

Lista e atyre që akuzohen se kanë tentuar të fshehin të ardhurat në Parajsën Fiskale është zgjeruar pas Messit dhe Michel Platini, dy emrave të parë që dolën në dritë nga bota e sportit edhe me të tjerë të njohur si Clarence Seedorf dhe Jarno Trulli e deri te kontrata e Nico Rosberg me Mercedes.  Në Panama kanë arkëtuar të ardhurat e tyre dhe ish futbollistë të tjerë si Ivan Zamorana dhe gabriel heinze, si dhe Leonardo ulloa që tani po magjeps me Leicester. Nuk mungojnë në olistën e dokumenteve të dala së fundmi në dritë dhe emra klubesh të rëndësishëm. mbi të gjithë Interi, por dhe Boca Juniors në Argjentinë edhe pse në klubin zikaltër në reagimet e para kanë deklaruar se janë të qetë dhe se nuk rrezikojnë asgjë.