“Intelektualët” me iniciativë fantastike për festën e Bajramit!

144

Pandemia ka bërë që tifozët të mungojnë në tribuna, por madhështia e tyre po shihet edhe jashtë fushave, në gjëra unike dhe të mrekullueshme.

Tifozët e Dritës, Intelektualët kanë marrë një iniciativë që t’i ndihmojnë disa familje në nevojë për festën e Fiter Bajramit.

Tifozët gjilanas që kanë mbledhur para ditëve të fundit dhe ata kanë vendosur që t’i gëzojnë 14 familje në nevojë me një pako ushqimore.

Gjesti i tyre është përkrahur nga shumë tifozë dhe futbollistë të Dritës që kanë kontribuar.

Gjithsesi vlen të ceket se disa ditë më parë edhe tifozët e Gjilanit, Skifterat kishin bërë të njëjtin gjest duke ndihmuar familjet në nevojë.