Instagram-i ndryshon sërish

156

Instagram-i rrjeti më i ri social që kohët e fundit ka zënë një vend të rëndësishëm në përdorimin e përditshëm, duket se herë pas herë ka sjellë dhe risi më të fundit në përdorimin e tij për ta bërë sa më të lehtë dhe praktik.

Risia më e fundit janë notification (njoftimet), të vendosura lart, në të djathtë të website të Instagram.

Përveçse mund të shohin fotot, përdoruesit tashmë mund të kontrollojnë se kush e ka pëlqyer apo ka komentuar në foton e tyre, teksa e kanë hapur faqen në kompjuter.

Praktikisht, kjo bën që edhe versioni në desktop të ofrojë të njëjtat funksione si në telefon, duke e bërë gjithnjë e më shumë të përdorshëm ëebsite e Instagram.