Iniesta: E mposhtim Realin për Cruyff-in

114

Andres Iniesta është paraqitur në sallën e konferencës për media, duke analizuar sfidën e rradhës ndaj rivalit të përbetuar Real Madrid. Mesfushori spanjoll ndër të tjerash tha se fitoren eventuale ndaj mbretërve do t’ia dedikojnë legjendës së klubi, tashmë të ndjerit Johan Cruyff, transmeton Gazeta Sheshi.

“Të gjithë ndeshjet ndaj Real Madridit janë speciale. Fitorja në El Clasico do jetë nderimi më i madh që mund ti bëjmë Johan Cruyff-it. Na ka lënë kujtime që gjithmonë do të na motivojnë”, ka deklaruar Iniesta.

Kapiteni i skuadrës blaugranase gjithashtu ka ironizuar me Jose Mourinhon, duke thënë se preferon të luajë në El Clasicot normale, pasi që gjatë tre viteve sa ka qëndruar portugezi në Madrid, duelet kanë qenë në gjendje lufte.

/Gazeta Sheshi/