“Infantino i ka futur ‘veshët në rërë’ për punëtorët në Katar”

145

Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International, ka kritikuar ashpër qasjen e Gianni Infantinos në lidhje me disa raporte për shkeljen e të drejtave të punëtorëve, gjatë punimeve që po bëhen në stadiumet e Katarit.

Amnesty International ka thënë që Infantino i ka “futur veshët në rërë” dhe nuk dëshiron të dëgjojë për shkeljet e të drejtave të punëtorëve.

“FIFA i ka ‘futur veshët në rërë’ dhe nuk dëshiron të dëgjojë për shkeljet e të drejtave të punëtorëve që po bëhen tash e pesë vite në Katar, ne kemi dërguar vazhdimisht raporte në FIFA, por gjendja nuk ka ndryshuar”, thuhet në komunikatën e Amnesty International.

FIFA në anën tjerë ka thënë që janë duke u marrë me këtë problem dhe do të analizojnë çdo raport para se të marrin vendime.

“FIFA është e përkushtuar që ti respektojë të drejtat e njeriut, duhet ta falënderojmë Prof. Ruggie dhe Amnesty International për raportimet e tyre, ne do ti bëjmë analizat tona dhe pastaj do të veprojmë”, tha Infantino.