Ilir Blakçori ndahet me Partizanin

316

Ilir Blakçori është futbollist i lirë. Mbrojtësi i majtë para më shumë se një muaji arriti marrëveshje me Partizanin e Tiranës dhe u konsiderua si transferim i bujshëm i ekipit shqiptar.

Mirëpo, ai për arsye personale ka kërkuar që ta prishë marrëveshjen.

“Tashmë jam futbollist i lirë. E kam prishur marrëveshjen me Partizanin”, ka thënë shkurtimisht Blakçori për Gazetën Sheshi.

Blakçori së fundmi luajti për Llapin në rolin e mbrojtësit të majtë edhe pse mund të luajë pa problem edhe si mesfushor ofensivë.

Ndryshe, futbollisti ka falënderuar Partizanin për korrektësinë e treguar.