Ilazi: Sollëm sërish titullin në Gjilan, i lumtur për suksesin e arritur nga vajzat!

325
Lorik Ilazi, kryetrajner i KV Drita (femrat)

Klubi i volejbolit “Drita” e ka fituar edhe ndeshjen e tretë me radhë në finale ndaj M-Technologie.

Me këtë fitore, vashat nga Gjilani shpallen kampione të Kosovës për herë të pestë në histori, raporton Gazetasheshi.com.

Pas finales së fituar, kryetrajneri i KV Drita, Lorik Ilazi, ka deklaruar:

“Jam shumë i lumtur. Jam i ngarkuar, është një gëzim shumë i madh. Patëm një rival të fortë. I përgëzoj vajzat, që dinë të luftojnë dhe të bëjnë më të mirën për klubin. Jam shumë i lumtur që titulli vije në Gjilan”.

Për Ilazin dhe Dritën ky ishte titulli i pestë kampion në histori, ndërkohë që ai në palmaret e tij numëron gjithashtu edhe pesë trofe të kupës.

/Gazeta Sheshi/