Igli Tare flet për Vedat Muriqin, a do të largohet nga Lazio?

301

Në sezonin e tij të parë te Lazio, Vedat Muriqi nuk ka kaluar shumë mirë.

Sulmuesi kosovar ka shënuar vetëm 1 gol në 19 ndeshje në Serie A.

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare e ka arsyetuar formën jo të mirë të Muriqit dhe ka lënë të kuptohet se reprezentuesi kosovar nuk do të largohet nga Lazio në verë.

“Është viti i parë për të, ka pasur dy dëmtime, poashtu ka pasur edhe Covidin dhe ia kanë vështirësuar integritetin në këtë skuadër. Muriqi gëzon respektin e të gjithëve dhe stafit. Shpresojmë shumë sepse që ai do të ketë sukses sepse është lojtar që mund t’i jap shumë futbollit italian dhe kombëtares së Kosovës”, deklaroi Tare në Duelin Sportiv.