Idrizi inkurajon futbollistët e tij për dy ‘finalet’ e mbetura, ja mesazhi i tij!

289

Kryetrajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi ka mbetur i kënaqur pas fitores të cilën e realizuan futbollistët e tij në duel me Gjilanin (2-1), shkruan Gazetasheshi.com.

Tekniku mitrovicas inkuaroji futbollistët e tij edhe për dy ‘finalet’ e mbetura të kampionatit, njërën ndaj Ballkanit dhe tjetrën ndaj Drenicës.

“Shpërdoruam raste të shumta në këtë ndeshje dhe kur përballë ke një super skuadër si Gjilani, normalisht se të vështirësohen punët. Dëshiroj të shfrytëzoj rastin për t’i falenderuar gjithë futbollistët për mundin dhe angazhimin e dhënë në këtë përballje”.

“Na presin dy sfida jashtëzakonisht të vështira. Ne nuk do të dorëzohemi dhe do të tentojmë që nga këto dy ndeshje të marrim katër pikë. Kjo fitore ndikon në aspektin psikologjik, ndaj presim që në këto dy ndeshje të marrim rezultate pozitive”, përfundoi Idrizi.

Trepça ’89 aktualisht ndodhet në pozitën e shtatë të renditjes tabelare me 39 pikë të grumbulluara.

/Gazeta Sheshi/