“Ibrën do ta sillja në Milano, edhe sikur të luante me karrocë”

169

Me një gol dhe një asist i mundësoi PSG-së që të priste biletën për turin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve. Zlatan Ibrahimovic tregoi edhe një herë tjetër “dhëmbët” në Europë, teksa ishte protagonist i fitores 2-1 të francezëve kundër Chelsea-t.

“Djalli”, siç ka deklaruar në disa raste edhe Ibrahimoviç, është një klub që ka mbetur në zemrën e suedezit, i cili nuk e ka mohuar kurrë dëshirën për t’u rikthyer një ditë. Ideja e ribashkimit i pëlqen shumë edhe ish-mbrojtësit të Milanit, Alesandro Kostakurtës, i cili theksoi se lojtari është akoma në gjendje të bëjë diferencën në Serinë A:

“Nëse Milanit i krijohet mundësia për të rikthyer Ibrahimoviçin, nuk duhet të hezitojë. Zlatanin do ta sillja në Milano, edhe sikur të luante me karrocë. Ai është një futbollist i përkryer dhe mendoj se është akoma në gjendje për të bërë diferencën në çdo skuadër”.

/Panorama Sport/