Ibrahimovic ‘tradhëton’ Messin, ja kush është lojtari më i mirë sipas tij

268

Në diskutimet e fundit që kanë pasur njerëzit/analistët/tifozët zakonisht janë pyetur mbi debatin se kush është më i mirë Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo.

Megjithatë, Zlatan Ibrahimovic ka një mendim ndryshe nga ky diskurs. Ai thotë se Ronaldo Fenomeni, është lojtari më i mirë i të gjitha kohërat.

“Unë nuk kam pse ta përshkruaj fenomenin”, tha ai.

“Unë gjithmonë e kam thënë se kemi lojtarë që luajnë ndeshjen, dhe disa të tjerë që janë vetë ndeshja. Mënyra se si ai vraponte, driblonte, shënonte ishte e jashtëzakonshme”, u shpreh 39 vjeçari.

Edhe pse në shumicën e debateve më herët, Ibrahimovic ka thënë shumë herë se e konsideron Messin si një nga lojtarët më të mirë në botë, kjo gjë ka ndryshuar.