“Ibrahimovic shkatërroi karrierën time brenda dhjetë minutave”

189

Futbollisti i skuadrës angleze Stoke City, Ryan Shawcroos ka realizuar një intervistë për tabloidin britanik The Telegraph, për të cilën medium ka dhënë një deklaratë mjaft interesante duke thënë: “Ibrahimovic ka shkatërruar karrierën time brenda dhjetë minutave”, transmeton Gazeta Sheshi.

Shawcroos debutoi me përfaqësuesen e Anglisë në vitin 2012, në një ndeshje ndaj Suedisë në të cilën ishte inkuadruar në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes. Derisa skuadra e tij kishte epërsinë minimale 1-2, Shawcroos kishte shkelur tapetin e blertë.

Me inkuadrimin e tij, Ibrahimovic gjeti hapsira dhe realizoi tre gola të tjerë, njërin nga ta të paharrueshëm, gërshërën chiliane, duke rikthyer rezultatin 4-2 në dobi të përfaqësueses suedeze.

Që nga ajo ndeshje Shawcroos nuk ka luajtur as edhe një ndeshje me albionët. Futbollisti anglez deklaroi se ishte ngarkuar me detyrën për ta ruajtur Ibrën dhe nuk e kishte bërë një gjë të tillë, megjithëse beson se asnjë nga mbrojtësit nuk do të arrinin ta bënin një gjë të tillë, pasi Ibra është sulmuesi më i mirë në botë.

/Gazeta Sheshi/