Ibrahimovic përjashton një bashkëlojtar nga festa e titullit të PSG-së

138

Zlatan Ibrahimovic kishte një zënkë me kolegun e tij të skuadër, Van der Wiel, i cili e braktisi atë dhe skuadrën në festën për titullin kampion, pas fitores bindëse 0-9 ndaj Troyes. Sipas informacioneve që vijnë nga prestigjiozja franceze L’Equipe, dy futbollistët ishin fjalosur në dhomat e zhveshjes, me ç’rast tekniku Laurent Blanc vendosi ta zëvendësoje holandezin për Marquinhos, transmeton Gazeta Sheshi.

Më pas Van der Wiel kishte marrë të dashurën e tj, e cila po qendronte në tribuna dhe së bashku me të u larguan nga stadiumi. Praktikisht, ai nuk morri pjesë në festimin e titullit të katërt rradhazi të parisienëve.

Megjithëse kanë siguruar titullin e ligës dhe pothuajse të kupës në Francë, kjo zënkë ndërmjet lojtarëve vjen në një moment mjaft delikat në Ligën e Kampionëve, me ç’rast Parisi ndodhet në fazën e çerekfinales.

/Gazeta Sheshi/